Nexhmedin Spahiu: Vuçiq dhe Serbia do ta njohin pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 09:34
Nexhmedin Spahiu: Vuçiq dhe Serbia do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu , parashikoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Spahiu tha se këtë vit do të formohet bashkimi i komunave serbe dhe njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës, e cila, sipas tij, mund të ndikojë në uljen e numrit të njerëzve që planifikojnë të largohen nga Kosova.

“Pres që në të njëjtën ditë të formohet Unioni i Komunave Serbe dhe të valojë flamuri i Kosovës në Beograd në objektin e misionit diplomatik. Shumë nuk besojnë se Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kur Beogradi njohu pavarësinë e Kroacisë në fillim të viteve nëntëdhjetë, ato që ata nuk e prisnin në atë kohë as serbët dhe as kroatët, me siguri Aleksandar Vuçiq tani do të njohin de fakto dhe de jure të njohin pavarësinë e Kosovës, “theksoi Spahiu.

(Kosova Sot Online)