Treni godet veturën në zonën industriale në Prishtinë

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 11:13
Treni godet veturën në zonën industriale në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në mes trenit dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)