U kapën duke prerë pisha, Arrestohen dy burra në Podujevë

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 11:39
U kapën duke prerë pisha, Arrestohen dy burra në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Podujevë, për shkak se janë kapur duke prerë pisha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motosharra.

“SHKRETIM I PYJEVE – Podujevë / 04.01.2024 – 01:35. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar për shkak se të njëjtit janë vërejtur duke prerë pisha. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motosharra. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e ekonomisë së pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)