Sali Berisha në arrest shtëpie, oficerët i shkojnë për kontroll në banesë

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 13:00
Sali Berisha në arrest shtëpie, oficerët i shkojnë për kontroll në banesë

Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbërritur sot në shtëpinë e Sali Berishës për kontroll për zbatimin e masës së sigurisë arrest shtëpie masë në të cilën ndodhet që prej 30 dhjtorit të vitit 2023, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj tij GJKO ka caktuar masë arrest shtëpie dhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

(Kosova Sot Online)