Raportohet për kolona në dalje të Merdares

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 16:55
Raportohet për kolona në dalje të Merdares

Pas përfundimit të festave të fundvitit bashkatdhetarët kanë nisur të largohen drejt vendeve të tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pikat kufitare pritjet më të gjata në dalje janë në Merdare, ku është krijuar një kolonë katër kilometra dhe pritjet janë pesë orë, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Kolonë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë- 1 kilometër dhe pritjet në dalje janë 45 minuta, ndërsa për të hyrë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në gjatësi 1.1 kilometra dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë dy orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë duhet pritur 15 minuta dhe kolona është 50 metra e gjatë.

Kolonë të automjeteve ka edhe në Jarinje në dalje 300 metra, ku duhet pritur 20 minuta, si dhe në pikën tjetër kufitare Mutivodë – 500 metra dhe pritjet janë 90 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 15:29.

(Kosova Sot Online)