Ulutas takohet me shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 17:35
Ulutas takohet me shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës

Me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është takuar sot  në kampin “Film City” në Prishtinë, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar KFOR, Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

(Kosova Sot Online)