Guerot: Tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 17:55
Guerot: Tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe

Pasi Kosova dhe Serbia tashmë po lejojnë veturat me tabela shtetërore të qarkullojnë nëpër të dy vendet, ka reaguar ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guerot ka thënë se tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe.

Diplomati francez ka thënë se kjo është një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve në të dy vendet.

Ai tutje ka thënë se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.

“Një shembull i mirë për t’u ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve të tjera”, ka shkruar Guerot.


(Kosova Sot Online)