Tërmkolli: Qele gur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit historik Sali Berisha

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 18:31
Tërmkolli: Qele gur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit historik Sali Berisha

Ndaj politikanëve të Kosovës, të cilët kanë reaguar me dhimbje për dhunën ndaj politikanit serb, por nuk e kanë hapur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, ka reaguar ashpër ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

‘Të gjithë këta patriotë të pushtetit e opozitës në Kosovë, me plot reagime e dhimbje për dhunën e Vuçiqit ndaj politikanit të Serbisë, Sanduloviç! Qele gur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit historik, Sali Berisha! A me Serbinë, a me Shqipninë?!’, shkruan Tërmkolli.

(Kosova Sot Online)