Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 18:43
Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Lluzhan të Podujevës, raportohet se dy persona janë lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00  kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.

Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)