A është ende në agjendë shërbimi obligativ ushtarak?

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 20:13
A është ende në agjendë shërbimi obligativ ushtarak?

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka thënë se është duke punuar në zhvillimin e politikave si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetar me njohuri bazike të mbrojtjes.

Sipas tyre duke parë zhvillimet e fundit të shteteve që kanë për qëllim destabilizimin janë duke punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.

Duke mare parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizmin ka ndërruar dukshëm duke u bërë më hibrihde por dhe më konvencionale se kurrë, sigurisht konform këtyre rrethanave dhe politikat e Ministrisë së Mbrojtjes janë duke u zhvilluar. Për të mbuluar secilën fushë, si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetarë me njohuri bazike bazike sa i përket mbrojtjes, është duke u punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo ministri ka thënë se duke pasur një shtet fqinj si Serbia me qasje agresive, në fokus ka qenë ngritja e kapacitete të FSK-së.

(Kosova Sot Online)