Rreth 7 mijë qytetarë aplikuan për pasaportë për vetëm dy ditë

  • A P /
  • 05 January 2024 - 20:21
Rreth 7 mijë qytetarë aplikuan për pasaportë për vetëm dy ditë

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) kanë thënë se këto dy ditë të janarit, numri i qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.

Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë  se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.

Gjatë vitit 2023 diku rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta. Ndërsa në muajin dhjetor (2-23) shihet një rritje më e madhe. Kështu që në muajin dhjetor i kemi dikund mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj, sipas eo.

Camaj ka thënë gjatë dy ditëve të janarit, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.

(Kosova Sot Online)