Stano: Jemi gati të fillojmë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 20:40
Stano: Jemi gati të fillojmë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe

Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit sipas BE-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë Stano për rel.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderneevropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”.

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, ka vijuar ai.

(Kosova Sot Online)