Pasi u kapën duke bërë gara gjobiten dy shoferë

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 22:26
Pasi u kapën duke bërë gara gjobiten dy shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë – Vushtrri duke bërë gara sportive me vetura, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Kështu sipas policisë, ata kanë penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Ndaj kundërvajtësve shoferëve u  janë  shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe  nga një (1) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)