Vushtrri: E goditi këmbësorin për vdekje me kamion, largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 08:30
Vushtrri: E goditi këmbësorin për vdekje me kamion, largohet nga vendi i ngjarjes

Një 56-vjeçar ka vdekur dje pasi është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Stanovc në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Fsh. Stanovc, Vushtrri 05.01.2024 – 16:43. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)