E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën në një aksident në Hungari

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 09:35
E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën në një aksident në Hungari

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë një familjarë i viktimave.

Njoftimi i familjarëve:

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)