Arrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në Iran

  • S.A /
  • 06 January 2024 - 12:24
Arrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në Iran

Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS), kanë vrarë 91 persona, raportoi media shtetërore më 6 janar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo shifër paraqet rritje të numrit të viktimave nga shpërthimet vdekjeprurëse të 3 janarit.

Dy shpërthimet në Kerman të mërkurën goditën turmat e njerëzve që po merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore pranë varrit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare që u vra nga një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Irak në janar të vitit 2020.

“Numri i viktimave nga incidenti terrorist ka arritur në 91, pasi dy persona, përfshirë një fëmijë, që ishin në kujdesin intensiv, nuk u mbijetuan plagëve”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal i shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA.

(Kosova Sot Online  )