Arrestohet një person në Ferizaj, kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 14:21
Arrestohet një person në Ferizaj, kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri

Një person është arrestuar në Ferizaj, meqë i njëjti kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë.

“Rr. Shaban Elezi, Ferizaj 05.01.2024 – 11:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)