Albulena Haxhiu: Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 14:29
Albulena Haxhiu: Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk sheh përpjekje dhe as vullnet nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për reformim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu nuk beson që mund të bëhen reforma pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në.

Tutje, haxhiu është shprehur se sa i përket KGJK-së, e vlerëson punën dhe angazhimin e tyre tani për tani.

“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, është përgjigjur ministrja në disa pyetje që ndjekësit i kanë parashtruar në rrjetin social Instagram.

(Kosova Sot Online)