Aleksandar Vuçiq: Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 11:55
Aleksandar Vuçiq: Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për pengesa të brendshme dhe presione nga jashtë në lidhje me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq në një paraqitje  ka thënë se Europa po ia kërkon atij njohjen e Kosovës.

“Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur, mos gënjeni se kjo nuk është e vërtetë, ajo në thelb po e kërkon këtë”, tha Vuçiq.

Ai foli më tepër për punët e brendshme të Serbisë dhe për popullaritetin e tij pas zgjedhjeve të fundit paralementare.

(Kosova Sot Online)