Sërish përplasje në Merdare: Mos m’prek mo me dorë të thashë...

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 13:00
Sërish përplasje në Merdare: Mos m’prek mo me dorë të thashë...

Pas rrahjes së para tri ditëve mes disa mërgimtarëve me Policinë e Kosovës, në Merdar, mbrëmë pjesëtarët e PK-së u përballen edhe me një tjetër incident në këtë pikë kufitare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një shtetas shqiptar i Shqipërisë ra në prangat e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se shkeli rregullat e trafikut.

Raportohet se shtetasi shqiptar para se të arrestohet dëgjohet duke debatuar me Policinë, teksa ndër tjera i drejtohet njërit pjesëtar duke i thënë “Mos m’prek mo me dorë të thash. Ti s’ke të drejtë me kontrollu makinën time. Kujdes dorën po të them. Kështu jeni ju”.

(Kosova Sot Online)