Arrestohet i riu kosovar në Morinë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 15:00
Arrestohet i riu kosovar në Morinë, kjo është arsyeja

Policia Kufitare në pikë-kalimin kufitar në Morinë ka njoftuar se ka arrestuar një 27 vjecar nga Kosova, i cili është i kërkuar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari nga Kosova.”

Kosovari është L.A., 27 vjec, banues në Istog.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht:  L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë.”

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.”

(Kosova Sot Online)