Njihuni me motin për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 15:41
Njihuni me motin për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore, ndërkaq në njoftim bëhet e ditur se java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve.

“Temperatura dimerore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore”.

“Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjitë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në raportin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)