Rrëfehet njëri prej shqiptarëve të sulmuar në Mal të Zi

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 17:05
Rrëfehet njëri prej shqiptarëve të sulmuar në Mal të Zi

Doris Kopaci, një nga tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, ka folur për mediat pas incidentit të rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kopaci ka thënë jashtë kamerave, se sulmi ka ndodhur pa pasur një provokim ose fjalë nga ana e tyre kundrejt dhunuesve. Ai thotë se ata i kanë ndaluar duke i dhunuar.

Kopaci pohon se janë dhunuar me sende të forta në kokë dhe në trup. Ai thekson se ka marrë vetëm dy goditje, ndërsa shokët e tij kanë më shumë plagë.

Kopaci shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

(Kosova Sot Online)