Konjufca: Urime Krishtlindjen qytetarëve tanë serbë ortodoks

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 17:44
Konjufca: Urime Krishtlindjen qytetarëve tanë serbë ortodoks

Besimtarët ortodoks për Krishtlindjen, i ka uruar kryeparlamentari Glauk Konjufca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shkroi se në frymën e “mirësisë ndaj njëri-tjetrit” dëshiron t’ua urojë këtë festë “të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks”.

“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!”, shkroi Konjufca.

“Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, uroi kryetari i Kuvendit.

(Kosova Sot Online)