Toby Vogel: Tani do të ishte një moment i shkëlqyer që Spanja dhe katër shtetet tjera ta njohin Kosovën

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 13:38
Toby Vogel: Tani do të ishte një moment i shkëlqyer që Spanja dhe katër shtetet tjera ta njohin Kosovën

Eksperti, Toby Vogel, nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci ka thënë se tani do të ishte një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vogel ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.

(Kosova Sot Online)