Arrestohet 17-vjeçarja, mbante lënde narkotike me qëllim për ta shitur në konvikt dhe gjimnaz

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 14:07
Arrestohet 17-vjeçarja, mbante lënde narkotike me qëllim për ta shitur në konvikt dhe gjimnaz

Një adoleshente 17-vjeçare është arrestuar në Gjirokastër, pasi në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar mbante lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lënda narkotike është sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

(Kosova Sot Online)