Zbulohet arsyeja pse Von der Leyen shkon në Sarajevë

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 14:25
Zbulohet arsyeja pse Von der Leyen shkon në Sarajevë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkon në Sarajevë më 22 janar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka mësuar Istraga.ba, ajo dhe zyrtarët e tjerë të BE -së po shqyrtojnë mundësinë e shkurtimit të listës së 14 përparësive, përmbushja e të cilave është vendosur si kusht për përparimin e mëtutjeshëm të BeH në procesin e integrimit të BE -së.

Mundësia e shkurtimit të listës në 6 përparësi po merret në konsideratë për ta bërë më të lehtë për autoritetet aktuale në BIH të flasin për integrimin e BE -së.


(Kosova Sot Online)