Kur hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës? Stano tregon përgjigjen

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 15:55
Kur hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës? Stano tregon përgjigjen

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, nuk dha sinjale pozitive për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Stano tha se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova, sipas tij, duhet t’i marrë.

(Kosova Sot Online)