Stano: BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova duhet t’i marrë

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 16:06
Stano: BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova duhet t’i marrë

Për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Bashkimi Evropian nuk ka dhënë sinjale pozitive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Stano tha sot në një konferencë për media se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova, sipas tij, duhet t’i marrë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para një muaji foli për disa prirje që tha se i kanë disa vende për t’i keqpërdorur masat që blloku i vendosi në fillim të këtij viti, për ta “kushtëzuar atë për çështje plotësisht tjera”.

“Sa i përket masave, ato është dashur të hiqen moti, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë, përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në BE sa i përket 26 majit”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)