Përparim Rama jep detaje sa qytetarë për 10 ditë e vizituan Prishtinën

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 18:40
Përparim Rama jep detaje sa qytetarë për 10 ditë e vizituan Prishtinën

Në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit Prishtina ka pasur vizitorë të shumtë, ka njoftuar kryetari i Prishtinës Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se një pjesë e madhe e tyre u janë bashkuar festave që janë organizuar në kryeqytet.

Ai tha se numri i vizitorëve ka qenë mbi 130 mijë qytetarë.

“Mbi 130 mijë qytetarë, shumë prej tyre vizitorë nga vende të ndryshme, për vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, u bënë pjesë e festave në Prishtinë”.

I pari i kryeqytetit thotë se kjo pjesëmarrje tregon se Prishtina është e veçantë.

(Kosova Sot Online)