Gashi: Edi Rama u ka bërë shqiptarëve terror psikologjik

  • A P /
  • 08 January 2024 - 22:00
Gashi: Edi Rama u ka bërë shqiptarëve terror psikologjik

Pedagogu dhe analisti Shpend Gashi ka deklaruar se qytetarët duhet t’i përgjigjen monizmint të Ramës në mosbindje civile, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi u shpreh se kryeministri po përhap një terror psikologjik ndaj shqiptarëve duke ua shpëlarë trurin me pretendimin se duhet të jetë ai në krye nëse duan që Amerika të mbështes vendin tonë.

Sipas tij, fatin e sigurisë së qytetarëve e mbajnë në duar njerëz të dekriminalizuar.  

“Në qoftë se nuk bëhet një mosbindje civile, dhe mos bindja civile është individuale, nuk duhet të presësh Sali Berishën. Një ditë të bukur ti nuk shkon në punë. Çfarë do të bëjë shteti? A funksionon dot shteti pa neve?

Rama po përhap terrorin psikologjik, që ‘shiko, nëse u pozicionove krah Sali Berishës e ke keq me Amerikën’. A thua se Amerika po na skedon të gjithëve dhe nuk ka punë të tjera. Amerika është lëmsh për vete brenda dhe do zgjidhë këtë vilajetin tonë të Rumelisë.Është bërë një gjueti shtrigash, një SPAK që mua mi ngjat Gijotinës së Robespierrit më shumë sesa një drejtësi hyjnore dhe divine. Gjyqtarët dhe prokurorën janë me 1001 probleme me dekriminalizimin, që unë kam fakte dhe dopsje në shtëpi për njërin prej tyre dhe do vijë dita që do i them  sepse është gjithmonë në kuadër të së mirës publike dhe jo gjobvënies, të cilët kanë fatin e njerëzve në dorë. “

(Kosova Sot Online)