Gjuajtje me armë zjarri në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 19:33
Gjuajtje me armë zjarri në këtë vend të Kosovës

Raportohet se në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Katër persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë katër persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)