Nga sot rinis punën Gjykata Speciale

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 08:09
Nga sot rinis punën Gjykata Speciale

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, pas tri jave pushimi, sot palët do të kthehen në sallat e gjykimit, për të rinisur punën e tyre, transmeton “Kosova Sot Online”

Sipas kalendarit të kësaj Gjykate, nga e marta e deri të premten, para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala, derisa javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaci, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Monitoruesi e avokati Amer Aliaj, thotë se ky vit do të vazhdojë njëjtë sikurse i kaluari, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, në rastin kundër Thacit dhe të tjerëve.

“Gjatë këtij viti do të kemi seanca intensive sidomos në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, në rast se e shohim kalendarin apo seancat e caktuara deri në muajin korrik janë caktuar më shumë se 80 seanca, atëherë sigurisht që i kemi edhe rastet e tjera që janë aktive, e që janë edhe 3 raste për pengim të administrimit të drejtësisë”, ka thënë Amer Aliaj – Avokat.

(Kosova Sot Online)