Zhduket një grua në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 09:10
Zhduket një grua në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet

Një femër është zhdukur në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një burrë ka njoftuar se personi në fjalë ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 04.01.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)