Prishtinë: Kontrolloi një veturë duke u prezantuar rrejshëm si polic, arrestohet një person

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 09:19
Prishtinë: Kontrolloi një veturë duke u prezantuar rrejshëm si polic, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, raporton “Kosova Sot Online”.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e diel.

Personi në fjalë kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar.

“PREZANTIM I RREMË

"Mramor, Prishtinë 06.01.2024 – 11:30. Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)