Myftiu Tërnava në mesin e personaliteteve që u përzgjodh të hyjë në brendësi të Qabesë

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 11:46
Myftiu Tërnava në mesin e personaliteteve që u përzgjodh të hyjë në brendësi të Qabesë

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, mbrëmë ishte në mesin e personaliteteve që u përzgjodh të hyjë në brendësi të Qabesë.

“Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë”, shkruan në njoftimin e BIK-ut.

“Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”.

(Kosova Sot Online)