KE është duke e ndjekur rastin e arrestimit, keqtrajtimit dhe paraburgosjen të Nikola Sanduloviqit

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 12:58
KE është duke e ndjekur rastin e arrestimit, keqtrajtimit dhe paraburgosjen të Nikola Sanduloviqit

Komisioni Evropian është duke e ndjekur për së afërmi rastin e arrestimit, keqtrajtimit dhe paraburgosjen së politikanit serb Nikola Sanduloviqë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kështu ka konfirmuar Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Ne po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente përkatëse”, thuhet në përgjigjen e KE-së.

Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke theksuar faktin se ai është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

(Kosova Sot Online)