Pacientët mund ta përzgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova në këto katër komuna

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 14:58
Pacientët mund ta përzgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova në këto katër komuna

Qytetarët e katër komunave të Kosovës, Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar, përcjell “Kosova Sot Online”.

E kjo u është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova.

Në njoftim thuhet se ky sherbim aktualisht është aktiv vetëm në katër komuna.

(Kosova Sot Onlne)