'Hallakatet' Dodik: Kush dreqin është ambasadori amerikan?

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 15:19
'Hallakatet' Dodik: Kush dreqin është ambasadori amerikan?

Presidenti i entitetit të Republika Srpskas të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përsëritur kërcënimin me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore, sipas Klix.ba, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“RS e pranon BeH vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do të japë autorizimin e saj të drejtë për asnjë nivel, për asnjë ide që promovohet nga niveli global. Ne nuk po kërcënojmë asgjë. Thjesht po themi se nuk ka perfaqësues të lartë, se është fallco, është imagjinatë, nëse një përfaqësues i larte fals guxon të jetë nën ndikimin e disave që mendojnë se çdo gjë është këtu, RS nuk do ta pranojë dhe ne do ta shpallim pavarësinë”, u tha ai gazetarëve në Banja Llukë.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e Republika Srpskas, Dodik tha se do ta mbështeste populli dhe se ulësja në Organizatën e Kombet të Bashkuara s’është e rëndësishme.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)