Blinken: Netanyahu të shmangë dëmin ndaj civilëve dhe infrastrukturës në Gaza

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 16:33
Blinken: Netanyahu të shmangë dëmin ndaj civilëve dhe infrastrukturës në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë se Izraeli duhet ta shmangë dëmin ndaj civilëve në Gaza derisa i ka dhënë mbështetjen amerikane “për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shtëpia e Bardhë thotë se dyshja foli në kabinetin izraelit të luftës në Tel Aviv dhe se Blinken “ripohoi” mbështetjen e SHBA-së për “të drejtën e Izraelit për të parandaluar sulmet terroriste” – por gjithashtu theksuan rëndësinë e “shmangies së dëmeve të mëtejshme civile dhe mbrojtjes së infrastrukturës civile” në Gaza.

(Kosova Sot Online)