Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë në këtë fshat të Kosovës

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 17:08
Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë në këtë fshat të Kosovës

Policia në fshatin Vraniç të Suharekës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.


(Kosova Sot Online)