Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 18:27
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rastin e parë, policia njofton se “sot si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K.,  (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në rastin e dytë “sot rreth orës 14:30, njësiti  FAST,  pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk  I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim”, njofton policia..

Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore në Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë, thekson policia në njoftimin e saj.

(Kosova Sot Online)