Cameron: Grupi i Banjskës do t’i sulmonin stacionet policore nëse s’do të ndaleshin nga policia

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 18:45
Cameron: Grupi i Banjskës do t’i sulmonin stacionet policore nëse s’do të ndaleshin nga policia

Për vizitën e tij në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai ka thënë se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, Cameron thotë se do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë ta pajisur me mjete shumë të rënda.

“E kemi shumë të qartë pamjen se çfarë ka ndodhur atë ditë.  Pikëpamja ime është që sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Nëse shikon tek sasia e armëve që ishin sjellë në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte ndalur nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të kishte një varg sulmesh në stacionet e Policisë së Kosovës, do të kishte barrikada nëpër rrugë… ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda”, ka thënë Cameron.

(Kosova Sot Online)