Zbulohet arsyeja pse Kurti u takua me ambasadorin suedez

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 19:30
Zbulohet arsyeja pse Kurti u takua me ambasadorin suedez

Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ka pritur në takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, të martën.

Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)