'I papranueshëm çfarëdolloj statuti i Asociacionit' që bie ndesh me Kushtetutën'

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 20:33
'I papranueshëm çfarëdolloj statuti i Asociacionit' që bie ndesh me Kushtetutën'

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me Kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, ka njoftuar zyra për media e PDK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kryetari Krasniqi është shprehur se viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën, i cili u karakterizua me degradim në arsim, kolaps në shëndetësi, stagnim ekonomik, shpopullim dhe migrim masiv, diplomaci të dështuar dhe me sanksione nga Bashkimi Evropian, si rezultat i keqqeverisjes dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)