Haziri: Kasta politike e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 20:47
Haziri: Kasta politike e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se mospërfshirja e Akademisë përkujtimore për Presindetin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” nënkupton se kasta politike e “urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Hazirit, kjo është bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunës së Gjilanit.

Por, ai thotë se “Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje”, ish-presidentin Rugova.

Sipas Hazirit, thyerja e kalendarit të manifestimit po ndodh për herë të dytë.

(Kosova Sot Online)