Në një shtëpi në Prishtinë sekuestrohen armë e marihuanë

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 21:00
Në një shtëpi në Prishtinë sekuestrohen armë e marihuanë

Njësitet e Stacionit Policor Veriu Prishtinë me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë e marihuanë, në pranga ka rënë personi me inicialet S.C., 48-vjeç, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia informon se aty u sekuestrua: Një armë të gjatë AK -47, një armë të tipit Zoraki, një thikë, dy karikatorë, 9 fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, dyshohet të llojit marihuana. “Personi i dyshuar S. C, (mashkull), 48 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia. “Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprat:Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe kanosje, pasi që i dyshuari gjatë kohës që po kryhej kontrolli ka kanozur njërin nga zyrtarët policor”, njofton PK.

(Kosova Sot Online)