Prezentuesja e njohur tregon se është diagnostikuar me kancer të gjirit

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 22:23
Prezentuesja e njohur tregon se është diagnostikuar me kancer të gjirit

Një nisje jo e zakonshme e lajmeve të CNN ka ndodhur sonte, ku prezantuesja Sara Sidner ka nisur prezantimin e saj me një mesazh sensibilizues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sidner ka treguar se është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se është në muajin e dytë të trajtimit.

Në mënyrë simbolike prezantuesja në nisje të edicionit të lajmeve kërkon numrimin e 8 grave ose vajzave të dashura në jetën e secilit, duke e ndërlidhur statistikën që një nga to është e diagnostikuar me kancer.

Përderisa ka bërë thirrje për kontrollim mamografik të përvitshëm, Sidner ka treguar se gratë me ngjyrë të zezë kanë rrezikim më të lartë nga kanceri i gjirit statistikisht, duke thënë kështu që të kenë kujdes të shtuar.

Mesazhi i saj sensibilizues aktualisht është duke qarkulluar në të gjitha platformat e mediave sociale nga mijëra njerëz nëpër botë.

(Kosova Sot Online)