'Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare'

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 22:36
'Njohja  e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare'

Njohja  e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare, ka deklaruar analisti politik Lulzim Peci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Realiteti është se Spanja mbeti e vetmuar në Evropë dhe nuk kishte ndonjë arsye madhore të vazhdojë me politkën e saj të ngurtë”, tha ndër tjera Peci.

Peci tutje ka shtuar se Kosova nuk ka ndikim në Spanjë dhe sipas tij, kjo lëvizje nga ana e Spanjës është bërë për shkak ”të rrethanve evropiane me liberalizimin e vizave”.

(Kosova Sot Online)