Grabitja në Prishtinë, pronari i lokalit ofron 10 mijë euro shpërblim për identifikimin e dy të dyshuarve

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 08:18
Grabitja në Prishtinë, pronari i lokalit ofron 10 mijë euro shpërblim për identifikimin e dy të dyshuarve

Një këmbimore në lagjen “Tophane” të Prishtinës është grabitur para disa ditëve, përcjell “Kosova Sot Online’.

Nën kërcënim të armës nga aty është grabitur një shumë e konsiderueshme parash.

Pronari i këmbimores tri javë pas rastit ka publikuar pamjet e grabitësve duke kërkuar nga qytetarët informacione në lidhje me identitetin e tyre.

Për këtë, ai ka ofruar shpërblim në shumë prej 10 mijë eurosh për këdo që mund të ofrojë informacione që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Si një shenjë e falënderimit për bashkëpunimin tuaj dhe për të inkurajuar një përfshirje aktive nga ana juaj, une kam vendosur të ofroj një shpërblim prej 10,000 euro për cdo informacionin qe do të çojë në identifikimin e grabitësve.”.

(Kosova Sot Online)